Rritje e fortë e aktivitetit onchain

Aksionet e tokenizuara panë një ngritje të theksuar të aktivitetit onchain gjatë 30 ditëve të fundit. Sipas të dhënave të RWA.xyz, volumi mujor i transferimeve u rrit mbi 415%, duke arritur në 29.5 miliardë dollarë.

Numri i adresave aktive mujore u ngjit me mbi 209%, duke prekur rreth 1.3 milionë, ndërsa numri i mbajtësve të aksioneve të tokenizuara u rrit 167%, në 2.36 milionë. Vlera totale e aksioneve të tokenizuara të shpërndara onchain u shtua edhe ajo me 1.45% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 2.54 miliardë dollarë — rreth 637% më shumë se 344 milionë dollarët e regjistruara një vit më parë.

Sipas të njëjtave të dhëna, Securitize Corp. mbetet aktivi individual më i madh i tokenizuar, me rreth 163 milionë dollarë, i ndjekur nga Strategy PP Variable xStock me 136 milionë dhe versioni i tokenizuar i Circle Internet Group nga Ondo, me 109 milionë dollarë.

Platformat që udhëheqin tregun

Mes platformave, Ondo renditet e para me 842.8 milionë dollarë vlerë të shpërndarë, e ndjekur nga xStocks i Kraken me 609.3 milionë dhe bStocks i Binance me 599.9 milionë. Të tria së bashku zënë rreth 81% të tregut total.

Kjo rritje vjen ndërkohë që platformat e kriptomonedhave po prezantojnë mënyra të reja për tregtimin, mbajtjen dhe përdorimin e aksioneve të tokenizuara. Më 24 gusht, aksionet amerikane të tokenizuara nga Coinbase u aktivizuan në rrjetin Base, duke u mundësuar përdoruesve jashtë Shteteve të Bashkuara tregtim 24 orë në ditë dhe përdorim brenda aplikacioneve të financave të decentralizuara. Tokenët e njohur si B20 përfshijnë kompani si Nvidia, Apple, Meta dhe Alphabet, dhe mund të mbahen në wallet-e vetjake.

Një ditë më vonë, Bitwise lançoi portofole të automatizuara të ndërtuara mbi aksionet e tokenizuara të Coinbase, duke u dhënë investitorëve jo-amerikanë mundësinë të ndjekin strategji të paracaktuara, ndërkohë që asetet themelore mbeten në wallet-et e tyre. Portofolet fillestare synojnë sektorët e “Magnificent Seven”, robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Edhe platforma të tjera kanë zgjeruar përdorimin e aksioneve të tokenizuara. Në korrik, Bybit shtoi aksione të tokenizuara të Nvidia, Apple, Tesla dhe kompanive të tjera amerikane si kolateral për huatë me marzh, ndërsa platforma Arcus, e mbështetur nga Robinhood, lançoi mbi 95 tokenë aksionesh dhe tregje perpetual mbi Robinhood Chain.

#blockchain#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje