Exchange-i kanadez Bull Bitcoin njoftoi një integrim të thellë të protokollit Payjoin, duke u bërë, sipas kompanisë, platforma e parë në botë që e ofron këtë teknologji si opsion për depozita dhe tërheqje. Risia sjell dy koncepte të reja: "Payjoin-by-default" dhe "Payjoin trading".
Themeluar nga Francis Pouliot në Kanada në vitin 2013, Bull Bitcoin është exchange-i më i gjatë në funksionim që merret ekskluzivisht me Bitcoin. Platforma e tij non-custodial u mundëson klientëve në Kanada, Evropë dhe Amerikën Latine të blejnë Bitcoin direkt në wallet-in e tyre personal dhe ta shesin atë drejt e në llogarinë bankare. Kompania zhvillon gjithashtu BULL Wallet, një wallet falas dhe me kod të hapur, dhe deri më sot është financuar vetëm nga burimet e veta.
Si funksionon Payjoin
Payjoin është një protokoll privatësie on-chain që e bën analizën e zinxhirit të bllokeve më pak të besueshme. Normalisht, kompanitë e analizës supozojnë se njëra nga daljet e papërdorura të një transaksioni (UTXO) përfaqëson kusurin që i kthehet dërguesit, ose se shumat shpesh korrespondojnë me vlera të rrumbullakosura në dollarë. Payjoin shton një shtresë koordinimi jashtë zinxhirit, në mënyrë që shumat e dërguara dhe ato të kthyera të fshehin qëllimin real të përdoruesit, duke mbrojtur kështu privatësinë e tij on-chain.
E rëndësishme është se Payjoin nuk kërkon asnjë hard fork apo soft fork të konsensusit të Bitcoin-it. Përhapja e tij varet thjesht nga adoptimi prej wallet-eve dhe exchange-ve, pa pasur nevojë për veprim kolektiv që përdoruesit individualë të përfitojnë. Integrimi i Bull Bitcoin bazohet ngushtë në punën e Payjoin Foundation.
Depozita automatike dhe tregtim privat
Çdo herë që një përdorues i BULL Wallet blen ose shet Bitcoin on-chain përmes exchange-it të integruar, transaksioni do të jetë automatikisht Payjoin. Kjo u lejon blerësve të Bitcoin-it të bashkojnë pasivisht UTXO-të e wallet-it të tyre, duke ulur në të ardhmen koston e tarifave të mining-ut. Shumë përdorues as nuk e dinë se duhet të "bashkojnë" periodikisht monedhat e tyre drejt një adrese të re për të kursyer kosto në transaksionet e ardhshme; Payjoin-by-default e automatizon këtë proces, duke ndihmuar njëkohësisht në uljen e madhësisë së setit global të UTXO-ve të Bitcoin-it.
Konceptet tjetër i referohet si "Payjoin trading" mbron përdoruesit nga palë keqdashëse që përpiqen të zbulojnë zakonet e tyre financiare përmes analizës së zinxhirit. Meqenëse shumat e transaksioneve në Bitcoin janë publike, është e mundur të nxirren informacione si paga e dikujt apo strategjitë e tij të investimit. Duke qenë exchange non-custodial, çdo transaksion i Bull Bitcoin lë gjurmë on-chain, prandaj mbrojtja shtesë e privatësisë bëhet thelbësore.
Përhapja e gjerë e Payjoin në rrjetin e Bitcoin-it e bën më të vështirë identifikimin e pronësisë së input-eve dhe daljeve të kusurit. Implementimi i Bull Bitcoin zvogëlon shumat e rrumbullakosura dhe ripërdorimin e adresave, duke e bërë më të vështirë për palët e treta të hamendësojnë vlerën fiat të një transaksioni. Sipas kompanisë, sa më shumë njerëz të përdorin Bull Bitcoin, aq më shumë privatësi fiton i gjithë rrjeti i Bitcoin-it, pasi filozofia e saj synon të përafrojë interesat e kompanisë me ato të të gjithë përdoruesve të Bitcoin-it.
Në dhjetor 2024, BULL Wallet u bë wallet-i i parë në botë që integroi protokollin Payjoin V2, një projekt eksperimental i zhvilluar në bashkëpunim me ekipin që më pas themeloi Payjoin Foundation. Përvojat nga ai eksperiment kanë ndihmuar në përmirësimin e protokollit, duke e bërë atë më të qëndrueshëm ndaj sulmeve. I gjithë softueri që qëndron pas kësaj teknologjie, si për wallet-in ashtu edhe për exchange-in, është plotësisht falas dhe me kod të hapur.
