Franklin Templeton ka nisur një bashkëpunim me exchange-in Bybit, i cili u mundëson investitorëve institucionalë të përdorin aksione të tokenizuara të fondeve të tregut monetar si kolateral për tregtim. Kjo zgjeron përdorimin e këtyre aktiveve përtej thjesht mbajtjes së tyre si investim afatgjatë.


Sipas njoftimit të bërë të hënën, klientët e kualifikuar mund të vendosin si peng aksione fondesh të emetuara përmes platformës Benji të Franklin Templeton, ndërkohë që aktivet e tyre themelore mbeten në kujdestari jashtë exchange-it. Në këmbim, ata fitojnë akses në linja krediti të denominuara në stablecoin-et USDT ose USDC, të cilat mund t'i përdorin për të tregtuar në Bybit pa pasur nevojë të shesin aksionet e fondit apo t'i transferojnë ato drejtpërdrejt në exchange.

Ky mekanizëm u jep institucioneve mundësinë të vazhdojnë të përfitojnë randiment nga fondet e tyre të tregut monetar, teksa në të njëjtën kohë financojnë aktivitetin e tyre të tregtimit me kripto. Të dyja kompanitë kanë njoftuar gjithashtu se po planifikojnë një produkt investimi të tokenizuar për përdoruesit e wallet-eve në Bybit dhe në rrjetin Mantle, pa dhënë ende detaje të mëtejshme.

Rritje e kërkesës për fonde të tokenizuara

Nisma vjen në një kohë kur kërkesa për fonde të tregut monetar të tokenizuara ka njohur rritje të ndjeshme. Sipas Bankës për Rregullime Ndërkombëtare, ky treg vlerësohej në më shumë se 9 miliardë dollarë në shtator 2025.

Platforma Benji e Franklin Templeton kishte rreth 1.98 miliardë dollarë aktive nën menaxhim në prill, një shifër që që atëherë ka rënë në rreth 669 milionë dollarë, sipas të dhënave të RWA.xyz.

Në krahasim, fondi USD Institutional Digital Liquidity Fund (BUIDL) i BlackRock mbetet fondi më i madh i tregut monetar të tokenizuar, me një vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh. Ky fond pranohet tashmë si kolateral në Crypto.com dhe Deribit, ndërsa Binance u mundëson klientëve institucionalë ta përdorin BUIDL-in si kolateral jashtë exchange-it.

#blockchain#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje