Kompania amerikane DeFi Development Corp, e njohur si kompania e parë publike në SHBA që ndërtoi një strategji thesari të bazuar në token-in SOL, njoftoi hapjen e një platforme të re të quajtur "State of Solana". Bëhet fjalë për një dashboard publik që mbledh në një vend të vetëm të dhëna tregu, të rrjetit, të staking-ut dhe të ekosistemit të Solana-s.
Sipas Pete Humiston, drejtor marketingu i kompanisë, qëllimi është që investitorët të mund të shohin vetë të dhënat themelore që mbështesin idenë se Solana është një nga rrjetet më të rëndësishme në kripto. Ai theksoi se kjo tezë shkon shumë përtej thjesht çmimit të SOL-it.
Çfarë ofron dashboard-i
Platforma ndjek performancën e SOL-it në pesë periudha kohore të ndryshme, përfshin një grafik historik të çmimit të quajtur "Rainbow chart", si dhe të dhëna live për ecurinë e epokave dhe kohën e slot-eve, që maten përmes emetimit të token-ave dhe validimit të transaksioneve.
Gjithashtu jepen shifra për numrin e transaksioneve për sekondë, vlerësime për yield-in dhe inflacionin e staking-ut, yield-et më të larta në DeFi-në e Solana-s, krahasime me aktivitetin e zinxhirëve të tjerë, si dhe shpërndarjen e stake-ut mes validatorëve, duke përfshirë koeficientin Nakamoto — numrin e validatorëve që do të duhej të bashkëpunonin për të bllokuar zinxhirin. E gjithë platforma është falas, pa nevojë për regjistrim apo abonim.
Presioni mbi kompaninë vazhdon
DeFi Development Corp zotëronte më 10 gusht rreth 2.29 milionë SOL, me vlerë rreth 208 milionë dollarë, duke e renditur atë të dyta mes kompanive që mbajnë thesare në Solana, pas Forward Industries. Megjithatë, aksionet e kompanisë, të listuara si DFDV, tregtohen aktualisht rreth 4.5 dollarë, me kapitalizim tregu prej rreth 140 milionë dollarësh — një rënie prej rreth 16% që nga janari dhe rreth 72% krahasuar me një vit më parë.
Raporti financiar për tremujorin e dytë tregon një humbje neto prej 27.3 milionë dollarësh, e ndikuar kryesisht nga rënia e vlerës së SOL-it dhe konvertimi i një pjese të rezervave në token-a liquid staking. Në këtë kontekst, dashboard-i i ri duket si përpjekja e kompanisë për t'i bindur investitorët të shikojnë përtej luhatjeve afatshkurtra të çmimit të SOL-it dhe të vlerësojnë ekosistemin në tërësi.
