Kompania minerare e Bitcoin-it PowerCompute, e listuar në Nasdaq, ka bashkuar tre kreditë ekzistuese në një facility të vetme kredituese të mbështetur nga Bitcoin, në bashkëpunim me Arch Lending. Vlera totale e borxhit të konsoliduar arrin në 18 milionë dollarë.


Si kolateral, kompania vendosi 307 Bitcoin nga treasury-ja e saj. Marrëveshja fillestare u nënshkrua më 27 korrik në formën e një bridge loan me Arch, ndërsa facility-ja e re hyri në fuqi të hënën, sipas një njoftimi për shtyp të bërë publik të mërkurën.

Kushtet e reja të financimit

Kredia e re zëvendëson tri huatë e mëparshme të PowerCompute: një kredi prej 11 milionë dollarësh nga Galaxy Digital, një kredi prej 5 milionë dollarësh nga SE dhe AJ Liebel, e përdorur për blerjen e një objekti 15-megavatësh në Oklahoma, dhe një kredi tjetër prej 2 milionë dollarësh, gjithashtu nga Liebel, e destinuar për blerjen e një objekti 11-megavatësh në Mississippi.

Norma fillestare e interesit për facility-n e re është rreth 2% në vit, ndërkohë që dy huatë nga Liebel, me vlerë totale 7 milionë dollarë, kishin një normë prej 12%. Norma do të rikalibrohet çdo 30 ditë, në varësi të kushteve të tregut.

Rreziku i kolateralit shtesë

Marrëveshja i mundëson PowerCompute të ruajë ekspozimin e saj ndaj Bitcoin-it, pavarësisht rifinancimit të borxhit. Sidoqoftë, kompania mund të detyrohet të vendosë kolateral shtesë nëse çmimi i Bitcoin-it pëson rënie të ndjeshme, çka do të rriste presionin financiar mbi treasury-në e saj.

#bitcoin#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje