Votimi historik

Validatorët e rrjetit Solana kanë përfunduar votimin e parë detyrues në historinë e platformës, duke miratuar një propozim që do të ulë ndjeshëm sasinë e re të token-ëve SOL që krijohen çdo vit. Votimi u zhvillua përmes sistemit të ri të quajtur Solana Governance Proposal (SGP), i cili u mundëson për herë të parë validatorëve dhe delegatëve të tyre të votojnë drejtpërdrejt on-chain.

Paketa e sotme përmbante tre propozime, por ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte SGP-0002, i njohur si "Double Disinflation". Propozimi kaloi me një avantazh të vogël, me 67.0% të votave në favor (176.29 milionë SOL) kundrejt 66.19 milionë SOL kundër, nga gjithsej 1,326 vota dhe një kuorum prej 60.7%.

Çfarë ndryshon për SOL

Propozimi bazohet në një ide të inxhinierëve të kompanisë Helius, e njohur si SIMD-550, dhe dyfishon normën e disinflacionit të Solana-s nga 15% në 30% në vit. Kjo do të thotë se kufiri fiks i inflacionit prej 1.5% do të arrihet deri në vitin 2029, në vend të vitit 2032 siç ishte parashikuar më parë. Në praktikë, gjatë gjashtë viteve të ardhshme do të krijohen rreth 18.9 milionë SOL më pak nga sa do të ishte krijuar pa këtë ndryshim.

Më pak token të rinj në qarkullim mund të nxisë çmimin e SOL-it në afat të gjatë, veçanërisht nëse kërkesa për token rritet paralelisht me kufizimin e ofertës. Megjithatë, ndryshimi ka edhe pasoja: meqë normat aktuale të emetimit financojnë shpërblimet për stakers, pra ata që bllokojnë SOL për të siguruar rrjetin, ulja e emetimit do të ulë edhe yield-in nga rreth 5.25% aktualisht në rreth 2.25% brenda tre viteve, sipas vlerësimeve të firmës 21Shares.

Votimi nuk mungoi nga drama: exchange-i Kraken, me fuqi votuese prej 8.92 milionë SOL, votoi fillimisht kundër propozimit, ndërsa Galaxy u abstenua. Në orët e fundit, të dyja ndryshuan qëndrimin. Co-CEO i Kraken, Arjun Sethi, shkroi se "custodian-ët duhet të jenë kanale, jo zëra", duke shpjeguar vendimin për të ndryshuar votën.

#altcoins#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje