Një grup hackerësh të njohur si "white hat" ka transferuar mbi 52 bitcoin nga pajisjet hardware Coldcard të prekura nga një cenueshmëri sigurie, me qëllim që t'i mbrojë nga vjedhja dhe t'ua kthejë pronarëve përmes një trusti të posaçëm. Sasia e transferuar vlerësohet në mbi 4.5 milionë dollarë sipas çmimeve aktuale.


Sipas Alex Thorn nga Galaxy Digital, fondet tani gjenden në një adresë të kontrolluar nga Crypto Recovery Trust, një trust i krijuar në shtetin amerikan të Wyoming-ut për t'i ndihmuar hackerët "white hat" t'ua kthejnë fondet viktimave të mundshme. Sipas tij, shuma e transferuar përbën rreth 2.8% të totalit të fondeve të prekura nga defekti i Coldcard.

Defekti që rrezikoi fondet e përdoruesve

Sulmet ndaj wallet-it Coldcard, prodhuar nga kompania kanadeze Coinkite, kanë nisur më 31 korrik. Kompania konfirmoi më vonë se një gabim (bug) në firmware kishte bërë që gjenerimi i seed-it të rikthehej te një gjenerues numrash pseudo-random në software, në vend të gjeneratorit hardware me randomizim të vërtetë. Kjo dobësi u mundësoi sulmuesve të hamendësonin fjalët e seedphrase-ve të investitorëve.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Galaxy Digital, gjithsej 1,789.28 bitcoin, me vlerë rreth 154.1 milionë dollarë sipas çmimeve të sotme, u vodhën gjatë këtyre sulmeve.

Ndërhyrja e "white hat"-ëve

Në fillim të muajit, Nick Bax nga Ump Labs bëri të ditur se kishte qenë i përfshirë personalisht në operacionin e shpëtimit të rreth 50 BTC, të cilat, sipas tij, ishin "gati për t'u vjedhur" për shkak të defektit të entropisë në Coldcard. Ai shtoi se fondet ndodhen aktualisht në një trust në Wyoming, i cili do të sigurojë kthimin e tyre te pronarët e ligjshëm.

Që nga zbulimi i sulmit, shumë përdorues të kujdesshëm kanë filluar të transferojnë fondet e tyre drejt zgjidhjeve të tjera të ruajtjes, përfshirë edhe platformat e shkëmbimit. Coinkite, nga ana e vet, deklaroi se gabimi në software "kaloi pa u vënë re" dhe se ndikimi i tij është rritur me çdo version të ri të produkteve të kompanisë. Pak ditë pas zbulimit të sulmit të parë, kompania u bëri thirrje investitorëve të përditësonin software-in e tyre ose të transferonin fondet jashtë pajisjes.

#bitcoin#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje