Robinhood Chain, rrjeti i ri i platformës amerikane të tregtimit, ka kaluar 431 milionë dollarë në vlerë të bllokuar (TVL) dhe mbi 250,000 përdorues ditorë — në më pak se tre javë nga lansimi.


Rritja është ndër më të shpejtat e regjistruara për një rrjet të ri. Por struktura e aktivitetit tregon një realitet më të përzier: nga 9 miliardë dollarë vëllim në DEX-et e rrjetit, rreth 80% vjen nga memecoins.

Hype apo themel?

Sipas analistëve të FalconX, testi i vërtetë i Robinhood Chain nuk janë memecoin-ët — ata vijnë e ikin me modën — por asetet reale të tokenizuara (RWA). Aty rrjeti ka avantazh të natyrshëm: miliona klientë ekzistues të brokerit dhe infrastrukturën ligjore për të lidhur letrat me vlerë tradicionale me blockchain-in.

Çfarë tregon ky rast

Përdoruesit vijnë shpejt kur UX-i është i thjeshtë dhe marka e njohur. Sfida është t'i mbash kur euforia spekulative bie. Nëse Robinhood arrin ta kthejë vëmendjen nga memecoin-ët te produktet financiare reale, rrjeti mund të bëhet urë masive mes TradFi dhe kriptos.

#blockchain#kripto#cryptolbanian
A ju pëlqeu?
Ndajeni artikullin me miqtë tuaj
Ndaje