Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar përfshirjen e një klauzole etike në legjislacionin e madh të kriptos — duke zhbllokuar potencialisht rrugën drejt votimit në Senat.
Pikërisht pasuria e konsiderueshme kripto e vetë presidentit ishte bërë pengesa kryesore politike: opozita kërkonte garanci ligjore ndaj konflikteve të interesit para se të mbështeste kornizën e re rregullatore.
Çfarë është Clarity Act
Clarity Act synon atë që industria amerikane e kërkon prej dekade: përcaktimin e qartë se cilat asete digjitale janë letra me vlerë (nën SEC) dhe cilat janë mallra (nën CFTC). Paqartësia mes këtyre dy botëve ka qenë burimi i shumicës së betejave ligjore të industrisë në SHBA.
Pas zhvillimit të fundit, tregjet e parashikimit i ngritën shanset e miratimit brenda 2026-ës në rreth 42%.
Pse ka rëndësi globale
Rregullat amerikane bëhen shpejt standard botëror — siç ndodhi me ETF-të. Një kornizë e qartë në SHBA do të përshpejtonte qartësinë rregullatore kudo, përfshirë rajonin tonë, ku ligjvënësit shpesh presin të shohin modelet e mëdha para se të veprojnë.
